Avokati i Jasin Kadit: Prokuroria të tërheqë akuzën
Avokati i të pandehurit Hamze Abu Rayan, administrator i bizneseve të Jasin Kadit në Shqipëri, i ka kërkuar prokurorisë të tërheqë akuzën e financimit të terrorizmit. Sipas avokati Sajmir Visha, Kadi nuk ka bërë asnjëherë financim për terrorizimin dhe për këto arsye ai ka fituar betejën me drejtësinë. Prokurori i tha gjykatës se këtë kërkesë e quan më shumë si një lutje të bërë nga mbrojtja dhe jo detyrim ligjor për ta marrë të mirëqenë. Sipas akuzës, deklarimet që Jasin Kadi ka dhënë me anë të letër-porosisë, mund të hedhin dritë në mosfinancimin e tij për terrorizmin, por në asnjë pikë unë nuk kuptoj se çfarë lidhje ka dëshmia e tij me akuzën që është ngritur për administratorin. Sipas organit të akuzës, Abu Rayan, në funksionin e administratorit të bizneseve të sheikut Jasin Kadi, ka vjelë qira të objekteve edhe pse ato ishin të bllokuara. Po sipas akuzës, në vijim paratë e fituara nga bizneset transferoheshin në llogari bankare të paidentifikuara.