E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli mbeshtet "aranzhimet teknike" me Beogradin

Edona Peci

Komiteti politik dhe i sigurise i Bashkimit Evropian i ka dhene mbeshtetje te plote punes se misionit evropian per sundimin e ligjit ne Kosove, EULEX, perfshire edhe aranzhimet teknike, si per shembull ate per bashkepunim policor midis ketij misioni dhe Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise. Keshtu i tha Radios Evropa e Lire zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, e cila theksoi se ne lidhje me kete ceshtje do te vazhdojne konsultimet me te gjitha palet e perfshira ne proces. "Ambasadoret e Bashkimit Evropian mbeshteten plotesisht punen e pranise se BE-se ne terren, ate te EULEX-it dhe te Perfaqesuesit Special te BE-se, perfshire aranzhimet teknike me Beogradin. Ky eshte nje element krucial ne luftimin e krimit te organizuar dhe do te jete ne benefit per te gjithe qytetaret e Kosoves. Konsultimet me te gjitha palet relevante ne kete proces do te vazhdojne", u shpreh Limdal. Zyrtare te Qeverise se Serbise kishin paralajmeruar, kohe me pare, nenshkrimin e te ashtuquajturit protokoll operativ me Policine e EULEX-it. Ministri i Puneve te Brendshme te Serbise, Ivica Dacic, kishte thene se eshte pergatitur marreveshja mes Serbise dhe EULEX-it. Prishtina zyrtare, e cila, edhe atehere kishte kundershtuar nenshkrimin e nje marreveshjeje te tille, vazhdon te kembengule ne qendrimin e saj. Zedhenesi i Presidences se Kosoves, Xhavit Beqiri, shpjegon: "Ne nuk prejudikojme kurrfare rezultati apo marreveshjeje ne mes te EULEX-it dhe pales serbe. Qendrimi i institucioneve te Republikes se Kosoves eshte bere i qarte. Ajo marreveshje per Kosoven eshte e papranueshme", - tha Beqiri. Nderkohe, shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, permes nje deklarate per media te leshuar kah mesi i muajit gusht, kishte thene se nuk eshte e pazakonte per EULEX-in qe te nenshkruaje marreveshje me ministrite perkatese te rajonit. Marreveshje te ngjashme te bashkepunimit, sipas deklarates, jane nenshkruar nga EULEX-i per shkembim te informacionit inteligjent financiar lidhur me shpelarjen e parave dhe financimin e terrorizmit. Mirepo, sipas opozites ne Kosove, aranzhimet teknike per bashkepunim policor me Serbine nuk dallojne nga protokolli i paralajmeruar nga zyrtaret serbe. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, thote se arnazhime te tilla teknike lidhen dhe me planin 6-pikesh te Ban Ki Munit. "Ne e shohim si nje kamuflim te EULEX-it, sepse ka te beje me protokollin, i cili eshte paralajmeruar, dhe formulimet politike qe mund te behen, mund te jene me te buta, por ne esence nuk dallojne, sepse raportet teknike qe mund te krijohen ne mes te EULEX-it dhe Serbise, demtojne funksionimin e institucioneve te Kosoves", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›