Pranga supergrabitësve, vodhën mbi 650 mln lekë
TIRANE- Brenda 8 muajsh kanë kryer 5 grabitje të cilat e kalojnë vlerën e 650 milionë lekëve, ndërsa dyshohen se janë autorë të grabitjes së ndodhur vetëm një ditë më parë të agjensisë së udhëtimeve “Adriatika” në Durrës. Kjo është përmbledhja e operacionit të kryer nga drejtoria e policisë së Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
I cilësuar si një nga operacionet më të mëdha të viteve të fundit, është realizuar pas një pune intensive disa mujore, me metodat speciale të hetimit.
Në pranga të operacionit të koduar “Hijet e natës” kanë rënë shtatë persona të gjithë të proceduar më parë penalisht për vepra penale si vjedhje, shpërndarje droge dhe falsifikim.Të arrestuarit janë:
Elton Xhemal Lika, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”,
Sajmir Mustafa Kuçi, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të “Vjedhje me armë”.
Sulejman Hamit Bakalli, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë”
Taulant Arif Mataj, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për “Shpërdarje të lëndëve narkotike”.
Euklid Guri Habili, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Dritan Hidër Duka, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të “Fallsikimit të vulave, stampave e letrave me vlerë”
Admir Selami Burri, 31 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për “Vjedhjes me armë”.
Policia thotë se banda dyshohet se është autore e 5 grabitjeve. Më e madhja është ajo e kryer më 28.04.2009, kur është vjedhur kasaforta e bisnesmenit Ilirjan Cela. Sipas policisë në këtë grabitje është marrë shuma prej 600 milionë lekësh. Banda akuzohet dhe për dy tentativa grabitjeje
Grabitjet
Me date 30.03.2009 vjedhjen e kasafostërs së agjensisë turistike “ATHS” ku janë marrë shuma e parave prej 30 milionë lekesh
Më datë 28.04.2009, kanë kryer vjedhjen e kasafortës së bisnesmenit Ilirjan Cela, ku kanë marrë një shumë prej 600 milionë lekesh
Më datë 02.10.2009, kanë tentuar vjedhjen e kasafortës në banesën e biznesmenit Dritan Pashaku.
Më datë 23.10.2009, dyshohen se kanë kryer vjedhjen e ambasadës Daneze në Tiranë.
Më datë 03.11.2009 kanë vjedhur kasafortën në ambjentete e firmës së ndërtimit “Merkaj”, me një sasi parash prej 10 milion lekësh.
Më datë 11.11.2009, kanë tentuar të vjedhin agjensinë e udhëtimeve “Pasha Travel”, e ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.
Më datë 06.12.2009, kanë tentuar të vjedhin kasafortën në firmën “Skutari” e ndodhur në autostradën Tiranë Durrës.
Më datë 06.12.2009, dyshohen se kanë vjedhur një sasi parash prej 10 milionë lekësh në ambjentet e firmës Ferlut, në Tiranë.
Policia thotë se “Elton Lika, Taulant Mataj dhe një shtetas i shpallur në kërkim, dyshohen se më datë 12.12.2009 në qytetin e Durrës, kanë vjedhur me thyerje agjensinë e udhëtimeve “Adriatika”.
Ne cilesinë e provës materiale janë sekuetruar nje kasafortë, dy automjete te cilat shërbenin për lëvizjen dhe transportin e sendeve te vjedhura, 2 lap top, nje sasi prej 4 000 euro, aparate celular dhe mjete që shërbenin për hapjen e kasafortave.
Strukturat e hetimit të Policisë së Tiranë, disponojnë informacione se këto shtetas në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë kryer një sërë vjedhjesh, që prej vitit 2000 në autostradën Tiranë - Durrës si dhe për një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në Tiranë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise per Krimet e Renda per veprat penale te parashikuara nga nenet 333/a,134/3 dhe 334 te Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)