Shkarkime ne Rinas, Policia e Shtetit largon nga detyra dy shefa
Tirane- Pas arrestimit te oficerit te Komisariatit te Rinasit ne Turqi me 200 kilograme heroine, Policia e Shtetit ka shkarkuar koleget e tij. Burime nga Policia e Shtetit, bene te ditur se dje eshte shkarkuar nga detyra shefi i kufirit te Rinasit, Gerin Seitllari si dhe shefi i kontrollorit ne kete komisariat, Granit Halili. Mesohet se dy punonjesit e ketij komisariati kane kryer shkelje te rregullores se disiplines, ndersa dyshohet te jene perfshire, ne hetimet qe po zhvillohen ne drejtim te te oficerit te kapur ne Turqi me sasine e droges. Altin Murraj 27-vjec, me graden policore nenkomisar, banues ne kryeqytet, eshte kapur nga Policia e Stambollit me nje ngarkese prej 200 kg droge te paster, te llojit heroine. Vlera e mallit te sekuestruar arrin afersisht shifren e 2 milione eurove. Bashke me Murrajn u kapen edhe dy persona te tjere, Burhan Markeci 39 vjec, nga Dibra dhe Nalton Jacaj, 35 vjec nga Tirana, teksa ishin duke udhetuar me nje kamion trajler, duke u kthyer ne drejtim te vendi tone. Murra, mesohet se ka mbaruar Akademine e Policise ne Ankara ne vitin 2006 dhe ne vitin 2007 eshte emeruar ne Rinas, si specialist prane Laboratorit te Komisariatit te aeroportit, e ndersa me pas ka kaluar ne rolin e kontrollorit.
Oficeri kishte marre lejen per te shkuar ne drejtim te Turqise, kur eshte zbuluat me sasine e lendes narkotike. Nderkohe qe Policia e Shtetit pas informacionit te arrestimit te Murraj, e shkarkoi ate nga detyra.
Oficeri kishte marre lejen per te shkuar ne drejtim te Turqise, kur eshte zbuluat me sasine e lendes narkotike. Nderkohe qe Policia e Shtetit pas informacionit te arrestimit te Murraj, e shkarkoi ate nga detyra.