E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika, plagos babe e bir

Fier- Nje 22-vjecar eshte vene ne prangat e policise se Fierit, pasi dyshohet se ka plagosur me thike gjate sherrit dy persona, babe e bir. Grindja ne fjale ka ndodhur rreth ores 20:00 te mbremjes se merkure ne fshatin Drize te komunes Qender ne Fier. "Tre personat njiheshin mes tyre dhe kane debatuar per motive banale", pohoi zyrtarisht policia vendore. Julian Muhametaj ka pasur nje thike me vete dhe ka tentuar qe te qelloje L. M., 23 vjec, por ka nderhyre babai i tij, Pajtimi, 50 vjec, i cili ka marre nje plage. Por gjate grindjes mesohet se eshte plagosur edhe 23-vjecari. Dy te plagosurit jane derguar me urgjence ne repartin e kirurgjise se spitalit, ku i jane nenshtruar nderhyrjes mjekesore dhe gjenden jashte rrezikut per jeten. Autori i dyshuar i ngjarjes eshte larguar nga fshati, por ka rene ne pranga vetem disa ore me pas. Policia pohoi se motivi i kesaj plagosjeje, ka qene per shkaqe banale.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›