Pranga të riut, tentoi të grabiste me armë një karburant

Shtetasi Mhill Gjergji, 19-vjeç, lindur në fshatin Bugjon të Pukës dhe banues në Shkodër, u arrestua për të dytën herë nga policia, pasi ishte dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet e deritanishme hetimore mësohet se autori i ngjarjes në tentativë për të vjedhur shitësin e pikës së karburantit, gjatë përleshjes me këtë të fundit, ka qëlluar një herë me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një gëzhojë model 54.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale autorit të ngjarjes iu sekuestruan dy motoçikleta njëra e markës Dajan, dhe tjetra e markës Motoaupa si dhe një skafandër motori, mjete këto me të cilat dyshohet se 19 vjeçari ka tentuar te kryej vjedhjen.
Nga shërbimet e Seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër po punohet intensivisht për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e të tjerë personave të cilët mendohet të kenë qenë bashkëpunëtor të ngjarjes. /Start/
2012-05-23 10:53