Arrestohet ish-shoferi i Gjykatës së Lartë për mashtrim

Në pranga përfundoi shtetasi Stavri Vaso, i cili do të gjykohet për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit”.
Rasti është denoncuar nga dy familje në Shkodër, të cilët i kishin dhënë Vasos një shumë prej 2.3 milionë lekë për të ndikuar tek zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të rimarrë një pronë të trashëguar. Duke qenë se çështja nuk është zgjidhur, 47-vjeçari u kishte kthyer familjeve shumën prej 1 milion lekësh, ndërsa pjesën tjetër e kishte mohuar se e kishte marrë.
Reagon kryetarja e Gjykatës së Lartë
Kryetarja e Gjykatës së Lartë Znj. Shpresa Beçaj, duke marrë shkas nga arrestimi i shtetasit Stavri Vaso nën akuzën e “Vjedhjes me anë të Mashtrimit”, i cili ka ushtruar detyrën e shoferit të administratës në Gjykatën e Lartë (është larguar nga kjo gjykatë me insistimin e Kryetares Beçaj në prill 2012), deklaron se kjo gjykatë inkurajon dhe falënderon çdo qytetar, i cili i drejtohet organeve të drejtësisë për të gjetur dhe garantuar të drejtat individuale, sa herë që ndeshet me raste mashtrimi, duke respektuar në të njëjtën kohë dhe punën e organeve të policisë dhe prokurorisë për të kryer veprimet e nevojshme në identifikimin e këtyre elementëve.
“Çdo qytetar shqiptar duhet te kuptoje domosdoshmërish se drejtësinë duhet ta kërkojë dhe ta gjejë tek pushteti gjyqësor dhe jo tek sekserët, te çilet janë fatkeqësisht jo të pakët në numër ndër avokatë, punonjës të agjencive shtetërore e private dhe ndërmjetës të tjerë të paligjshëm. Publiku dhe te gjithë faktorët politik, shoqëror dhe ligjor duhet të kontribuojnë me forcë dhe vendosmëri për evidentimin dhe goditjen e këtyre spekulanteve, jashtë dhe brenda drejtësisë, duhet të punojnë pandërprerë në drejtimin e ndryshimit të një mentaliteti të gabuar e tepër të dëmshëm që ekziston sot, se atë që të takon apo pretendon se të është mohuar, mund ta fitosh lehtë nëpërmjet korruptimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të veçantë”, apelon Gjykata e Lartë.
Kryetarja e kësaj gjykate, Shpresa Beçaj, në emër të saj dhe të gjithë Trupës Gjyqësore, duke shprehur shqetësimin se këta individë dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqësorit dhe ulin besimin e qytetareve të drejtësia, shpreh edhe njëherë angazhimin se do te mbështesë çdo qytetar, i cili denoncon përpara organeve të drejtësisë, raste të tilla korruptive. /Start/
2012-05-24 08:34