E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vdes nga korrenti riparuesi i elektroshtëpiakeve

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ku ka humbur jetën shtetasi Bilal Dalipi, 62-vjeç, banues në këtë lagje.

Me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor të cilët kryen veprimet e para procedurale dhe hetimore dhe  konstatuan se shtetasi Bilal Dalipi, kishte marrë me qira një dyqan për riparimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Në momentin që ky shtetas ka qenë duke riparuar një mikrovalë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e dokumentimin e plotë te kësaj ngjarje aksidentale. /Start/
 

                                                                                             2012-05-23 15:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›