Aksidenti tragjik, Vasili: Vajzat në koma do dërgohen në Austri

Dy vajzat ndodhen të shtruara në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Shqetësimi është se dy vajza kanë paraqitur një problematikë shëndetësore të shqetësuar. Me ambasadorin e Austrisë në Tiranë, kemi bashkëpunuar dhe i jemi mirënjohës se në një komunikim të gjatë dhe pa orar, kemi arritur në një zgjidhje të përbashkët që të kemi një zgjidhje pozitive, trajtimin e vajzave në klinikë të specializuar në Austri. Do të falenderoja Raiffeisen Bank për transportin e kualifikuar”, deklaroi ministri.
Aksidenti tragjik, ekspertët: Frenat dolën jashtë funksioni
Shkaku kryesor për aksidentin e ndodhur në Himarë, dyshohet të jetë nxehja e tambureve të frenave, çka mund të ketë sjellë humbjen e drejtimit të autobusit nga ana e shoferit.
Rreth 25 ekspertë të Prokurorisë ndodhen në vendin e ngjarjes që nga momenti kur ndodhi aksidenti tragjik që la pas 13 të vdekur dhe 26 të plagosur.
Sipas ekspertëve, gjatë udhëtimit kryesisht nga Qafa e Llogarasë, udhëtimi i pandërprerë si dhe frenimet e vazhdueshme për shkak të terrenit të vështirë, kur rruga shoqërohet me kthesa të shumta, ka ndikuar negativisht në përkeqësimin e sistemit të frenave.
Kjo ka sjellë zvogëlimin e ferrotave, që më pas ka bërë të pamundur frenimin e autobusit dhe për pasojë përplasjen e tij. Të dhënat teknike të frenimit, nxehja e ferrotave por dhe pjerrësia e segmentit së bashku me tangenten e kthesës, e kanë bërë të vështirë ndaljen e automjetit në kohë.
Vlorë, pesë studente lënë spitalin
Gjendja e të plagosurave në spitalin e Vlorës po shkon drejt përmirësimit. Gjatë ditës së sotme, pesë prej studenteve lanë spitalin. Kështu, studentet e Gjuhë-Letërsisë, Ergita Opingari, Ticiana Hysaj, Anisa Hysa, Enkela Daja dhe Adisa Çela, shkuan pranë banesave të tyre. Drejtori i këtij spitali, Shkëlqim Selami, tha se gjendja shëndetësore e tyre ishte normale dhe mjekët vlerësuan se ato mund të qëndrojnë në kushtet e shtëpisë. Pesë vajzat u shoqëruan nga autoambulancat e Spitalit Rajonal të Vlorës për në shtëpitë e tyre, në Berat dhe Elbasan.
Aktualisht, në spitalin e qytetit të Vlorës po mbahen nën kujdesin e mjekëve studentet e plagosura Elidona Gjinaj, Adiola Mustaku, Juliana Kuqi, Besjana Xheneti, Liri Hasaj, parametrat shëndetësorë të të cilave janë ende të pastabilizuar plotësisht.
Dy vajza në koma, Sequi: Është bërë e pamundura
Të plagosurat e aksidentit tragjik që ndodhen në Spitalin Ushtarak u vizituan në orët e mesditës nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
Pas vizitës, ai tha se kishte parë nga afër gjendjen e tyre, ndërsa nënvizoi se rinia është pasuria më e madhe e këtij kombi.
“Kam vënë re dhe kam diskutuar me drejtorin e spitalit. Është bërë e pamundura për pacientët dhe vërtetë për to është bërë e pamundura. Së pari vendosi të vija në spital pasi kjo ngjarje na ka emocionuar në thellësinë e shpirtit tonë. Së dyti, pasi unë besoj sepse rinia shqiptare është pasuria më e madhe e këtij kombi dhe kjo ngjarje ka pasur efekt tek rinia. E them këtë pasi sot pata mundësi të bisedoja me këto paciente dhe më bëri përshtypje vendosmëria e tyre për t’u përballur me këtë situatë. Është edhe një aspekt tjetër: është solidariteti i treguar nga shoqëria shqiptare”, tha ai.
Drejtori i Spitalit, Bedri Mihaj, i cili tha se dy prej vajzave vazhdojnë të jenë në gjendje kome, duke shtuar se ato janë nën kujdes të veçantë. “Gjendja sot është realitivisht e qëndrueshme për 12 raste. Ato janë mirë dhe nuk kanë probleme të rëndësishme për jetën. Problem janë vetëm dy goca, Florie Peci dhe Eriselda Guberi, të cilat kanë nevojë për asistencë të vazhdueshme. Ato kanë dëmtime serioze dhe ne kemi shpresë se ato do t’ia dalin. Ne jemi diskutuar për të gjitha vendimet dhe ne nuk do të nxitohemi dhe do t’iu japim atyre çdo lloj ndihme”, theksoi drejtori. I pyetur nëse ato do të mund të transportohen jashtë vendit, Mihaj u shpreh se ka sugjerime, por do të zhvillohet një mbledhje e stafit mjekësor për të vendosur për to. Për sa i përket rasteve të tjera, drejtori i Spitalit tha se 6 prej tyre pritet të dalin sot nga reanimacioni, ndërsa vetëm njëra do të mbahet ende në këtë pavion. /S.Ll/Start/
2012-05-23 15:30