Pranga tre personave, vidhnin vazot në varrezat e Sharrës
Dhunimi i varreve mbetet një problem shqetësues dhe në Tiranë.
Mësohet se në pranga janë vënë tre shtetas të cilët vidhnin vazot e vendosura në varrezat e Sharrës.
Ndërkaq, shtetasit Emra Nuçaj, Stiven Xhaferraj dhe Egzon Muçaj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pas një hetimi paraprak.