Pranga tre shqiptarëve, shisnin drogë në një qendër tregtare
Tre shqiptarë që shisnin drogë, arrestohen në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptarët e arrestuar po shisnin kokainë në një qendër tregtare në Itali. Sipas burimeve zyrtare të policisë italiane, mësohet se të arrestuarit janë Admir Dimo, 24 vjeç, Folks Istrefi, 26 vjeç dhe Alban Vata, 20 vjeç. Sipas mediave lokale, mësohet se ndjekja e tyre filloi të premten në ora 21:45 pas një kontrolli në Piazza Matteotti, një zonë e cila njihet si vendqëndrim i përdoruesve të drogës. Disa agjentë të policisë të pajisur me përgjues, qëndruan aty duke zbardhur gjithë mënyrën si realizohej krimi. Shqiptarët vepronin me një makinë Ford Fiesta, që shpërndante kokainën duke ecur ngadalë. Policia ndërhyri pas sigurimit të provave të nevojshme, duke i kapur shqiptarit Admir Dimo 20 gramë kokainë e po ashtu edhe 20 gramë kokainë të tjera u gjetën të fshehura në ndenjësen e pasme të automjetit. Vlera e përgjithshme e drogës të konfiskuar shkon në rreth 30 mijë euro, ndërkohë që gjatë kontrollit të banesave të tyre, nuk është arritur të gjendet asnjë sasi droge.