E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangosen 3 shtetasit që qëlluan me armë mbi policinë

Në pranga kanë rënë shtetasit Pajtim Xhevair Serjani, 26 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,  Samet Fadil Mejdani, 21 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Enea Fadil Gega, 24 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Mbrëmë rreth orës 21.00, në rrugën “Irfan Tomini”, pas shenjës për të ndaluar që u kanë bërë punonjësit e patrullës së përgjithshme të policisë së Komisariatit Nr.2 Tiranë, kanë qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë. Menjëherë pas kësaj ngjarje, shërbimet e policisë janë vënë në ndekje të autorëve, të cilët po tentonin për t’i shpëtuar kapjes së policisë. Këta shtetas do të gjykohen, për konsumim të veprave penale të “vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë” në bashkëpunim, dhe “armbajtjes pa leje”. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme ndaj tyre.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›