Fluks emigrantësh në portin e Vlorës, në 2 javë 13 mijë persona
VLORë- Mbi 13.000 emigrantë janë kthyer në dy javët e fundit përmes pikës kufitare të portit të Vlorës për të kaluar festat e fundvitit në vendlindje, një numër ky 10% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mësohet se numri i emigrantëve që kthehen me tragetet e linjës Brindisi-Vlorë është rritur veçanërisht në 3-4 ditët e fundit, ku mesatarja ditore arrin më shumë se 1500 persona. Për të përballuar fluksin që pritet të rritet në dy ditët e fundit të vitit, autoritetet portuale kanë shtuar numrin e sporteleve dhe personelit për kontrollin e dokumentacionit. Aktualisht, funksionojnë 8 sportele, më shumë se dyfishi në periudha normale, prej të cilave dy janë për automjetet. Strukturat e policisë kufitare po zbatojnë masa të forta kontrolli për parandalimin e hyrjes së personave të kërkuar, që përpiqen të shfrytëzojnë situata të ngarkuara për të kaluar pa u identifikuar në këtë pikë kufitare.(e.n/ata/BalkanWeb)