E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba postbllokut të policisë, në pranga 3 të rinj

TIRANE- Seksioni kundër akteve terroriste në policinë e Tiranës arrestoi në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet tre të rinjtë që qëlluan dje në drejtim të një postblloku policie në Selitë. Te arrestuarit janë, Pajtim Serjani 26 vjec, Shamet Mejdani 21 vjec dhe Enea Gega 24 vjec. Të tre të rinjtë janë banorë të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmjë në një postobllok policie në kryeqytet, në zonën e selitës. Të rinjtë që udhëtonin me një mjet tip benz nuk i janë bindur thirrjes së policisë për të ndaluar, duke qëlluar më pas në ajër. Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të autorëve duke vënë në pranga fillimisht njërin prej tyre ndërsa ka bllokuar mjetin me të cilin ata udhëtonin. Në makinë janë gjetur 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov. Dy të rinjtë e tjerë u arrestuan pak orë më vonë.(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›