E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset një i moshuar për djegie të ullinjve

Policia ka arrestuar një të moshuar pasi i ka vënë zjarrin disa shkurreve në fshatin Ndroq të Tiranës.
Për pasojë, janë djegur 30 rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe prej 6 dynym pyje. Kështu është arrestuar Pëllumb Ymer Grami, 65-vjeç, banues në Ndroq.

Ky shtetas dyshohet se pranë rrugës në Ndroq rreth orës 18:30, ka djegur disa shkurre dhe si pasojë janë djegur ullinjtë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprën penale të "shkatërrimit të pronës me zjarr".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›