Prangoset për 22 kg kanabis, 26-vjeçari
Kapet me drogë në banesë, pranga një 26-vjeçari. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se pasditen e djeshme është ndaluar shtetasi Nard Kodra, 26 vjeç, banues në fshatin Palaj, të Komunës Shllak. Sipas policisë lokale, arrestimi i personit në fjalë është bërë pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 kg kanabis sativa në gjendje të tharë. Burime nga policia pohuan për gazetën se ka qenë një informacion i marrë në rrugë operative që bëri të mundur gjetjen e lëndës narkotike dhe arrestimin e personit që e mbante lëndën narkotike. Ndërkohë, ndaj 26- vjeçarit Nard Kodra është ngritur akuza e "mbajtjes dhe kultivimit të bimëve narkotike" dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Ar.Ho.
Ar.Ho.