Rusmali, debat me Prokurorinë
Mazhoranca dhe prokuroria janë përplasur sërish për kompetencat që institucioni i akuzës duhet të ushtrojë. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dje është diskutuar sërish drafti i ekstradimeve, por nuk është arritur të kalojë. Kjo pasi ka pasur një ngritje tensioni mes kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali dhe përfaqësuesit të Prokurorisë së Përgjithshme. Debati është zhvilluar për kompetencat e Prokurorisë në lidhje me procedurën e ekstradimit, por papritur ai është kanalizuar në çështje personale, që ka rritur shumë tensionin dhe ka shtyrë gjithçka për javën tjetër.