Prangoset "spiuni" ne polici i Dritan Dajtit
Tirane-Pas afer 4 muaj nga masakra e Durresit, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, ka mundur te zbuloje efektin e policise, i cili dyshohet se ishte informatori i Dritan Dajtit. Pas nje hetimi intensiv te SHKB-se dhe prokurorise, eshte vene dje ne pranga inspektori i zones se plazhit ne Durres, Mariglen Muca. Ai eshte marre ne pyetje dje ne mengjes, rreth ores 08:00 ne Prokurorine e Krimeve te Renda dhe me urdher te kesaj te fundit, eshte kryer arrestimi i befasishem nga SHKB-ja. Arrestimi erdhi pasi dy dite me pare Gjykata e Krimeve te Renda, e kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili, vendosi ne mungese ndaj tij, masen e sigurise arrest me burg. Mesohet se Muca duke mos pasur dijeni per kete vendim te gjykates, ishte paraqitur dje ne pune si cdo dite, ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres. Nje urdher i befasishem e ka sjelle ate me urgjence ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane, ku edhe eshte marre ne pyetje me hollesi, per te gjitha dyshimet qe ishin ngritur ndaj tij. Ne prokurori ai mesohet te kete deklaruar se ka pasur kontakte vetem me kunatin e Dajtit, Erges Xhaxhin, (i arrestuar), ndersa nuk ka pranuar te kishte lidhje me vete Dajtin. Ndaj inspektorit te policies, Mariglen Muca, nisi procedimi penal me akuzen e "shperdorimit te detyres, duke ndihmuar persona qe jane te kerkuar nga drejtesia". Nga hetimet e SHKB-se, inspektori i policise Muca, akuzohet se ka informuar dhe ndihmuar Dritan Dajtin, t'i fshihej policise, gjate kohes qe ai ishte ne arrati. Ai dyshohet te kete komunikuar me Dajtin edhe perpara se te kryhej operacioni per kapjen e tij, duke e vene ne dijeni, per ate qe do te ndodhte. Vec provave te tjera te mbledhura gjate hetimeve, me bindese ne akuzen e ngritur, duket se kane qene tabulatet telefonike mes Muces dhe Dajtit.
Hetimet
Arrestimi i Muces verteton te gjitha dyshimet qe linden pas masakres se 7 gushtit ne Durres, per nje dekonspirim nga ana e radheve te policise, per aksionet ne kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti. Disa dite pas vrasjes se 4 oficereve te larte te Policise se Shtetit, grupi hetimor i Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, zbuluan se tabulatet telefonike te Dajtit, tregonin se nje nga efektive e Policise se Durresit, dyshohej se bashkepunonte me Dajtin, duke e ndihmuar qe ai te jetonte i qete pergjate 6 viteve ne arrati. Disa dite pas ngjarjes, prokuroret e ceshtjes thane se u moren si objekt hetimi, te gjithe numrat celulare te Dritan Dajtit si dhe tabulatet telefonike. Ato iu derguan kompanive celulare per zbardhjen e te gjitha telefonatave te Dajtit me personat qe kishte komunikuar. U deshen 3 muaj qe nga kompanite celulare te kthehej pergjigja e sakte, rreth personit te dyshimte si bashkepunetor i Dajtit.
Dokumentet e policise
Perpara 7 gushtit, Dritan Dajti, i kishte shpetuar disa here operacioneve te fshehta te uniformave blu, ne disa raste duke perdorur edhe dokumentet e falsifikuara, ku maskohej si nen/komisar policie, me identitet te rreme. Pas arrestimit, atij iu sekuestruan, karta identiteti te policise. Ne keto karta Dajti, ishte me foton e tij me uniforme policie, por me emrin Agron Zeneli dhe me detyre nen/komisar ne Komisariatin e Korces. Ky dokument policie rezulton te ishte i njejte me dokumentet e plastifikuara, qe kane ne perdorim efektivat e policise ne te gjitha qarqet e vendit. Por vec kesaj, Dajti dispononte edhe nje karte tjeter, qe punonjesit e policise kane perdorur me pare. Keshtu Dajti, mund te levizte lirshem, pa u penguar nga postblloqet e policise. Ne automjetin e tij "Tuareg", u gjet edhe nje tabele dhe dy radio policie, te vendosura ne frekuencat e Policise se Durresit.
Masakra e 7 gushtit
Masakra e cila tronditi gjithe opinionin publik ne vend, ndodhi ne 7 gusht ne pisten "Iliria" ne Durres. Forcat e operacioneve speciale, ndodheshin ne ate zone pas marrjes se informacionit per vendndodhjen e te superkerkuarit Dritan Dajti. "Rreth ores 13.45 nga sherbimet e vendosura, eshte konstatuar se personi shume i kerkuar eshte afruar me nje makine "Volkswagen" tip "Tuareg" me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar, 4 oficeret e operacioneve speciale te ngarkuar me kete detyre,
Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskon, kane bere rrethimin e mjetit, per te bere te mundur arrestimin tij. Gjate nderhyrjes, i shumekerkuari Dritan Dajti ka qelluar menjehere me arme ne drejtim te punonjesve te policise, duke i lene ata te vdekur ne vend. Nga shkembi i zjarrit u plagos rende i shumekerkuari Dritan Dajti, si dhe mbeti i vrare bashkepunetori i tij, Ledion Mara. Aktualisht Dajti ndodhet i shtruar ne spitalin e burgut ne Tirane. Pas heqjes se nje plumbi ne shtyllen kurrizore, nderhyrje e kryer ne Spitalin Ushtarak, Dajti u rikthye serish ne spitalin e burgut. I shumekerkuari Dritan Dajti, kishte 6 vjet qe jetonte ne arrati, pas largimit ne menyre spektakolare nga Gjykata e Tiranes, ne vitin 2003. Ai ishte denuar per vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i "Besa Konstruksion" ne vitin 1999.