E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gaxhai" denohet me burgim te perjetshem

Tirane-. Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje shpalljen fajtor dhe denimin me burgim te perjetshem te Gazmir Brakes, i njohur si "Gaxhai". Po dje gjykata ka shpallur fajtor dhe ka denuar me nga 25 vjet burgim, Armando Sulejmanin, Sokol Sinematin, Edmond Leskajn dhe Gazmend Nebiun. Gjykata e Krimeve te Renda i ka shpallur ata fajtore, per tre vrasje te kryera ne emer te "bandes", pikerisht per vrasjen e Sadik Kurtit, Avdul Bajramit dhe Zihni Harunit. Nderkohe qe te pandehurit jane shpallur te pafajshem, per vrasjen e policit Vrion Rapit. Nje seance me pare Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzonte te pandehurit per veprat penale te "vrasjes me paramendim" te kryer ne bashkepunim, ndaj shtetasit Bashkim Dule, "krijimit te bandes se armatosur", "kryerjes se krimeve nga bandat e armatosura", sic jane vrasjet me paramendim te Sadik Kurtit, Avdul Bajramit, Dhimitraq Mishkes, Zihni Harunit, Robert Myftarit, vrasje per shkak te cilesive te vecanta te punonjesit te policise Viron Rrapaj, vjedhjes me dhune ne dem te shtetasve Ardian Skenderi, Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj, si dhe armembajtjes pa leje. "Banda e Gaxhait" e ka zanafillen e saj gjate trazirave te vitit 1997 dhe hapjes se depove te municioneve. Anetaret e bandes, kryenin aktivitetin e tyre ne fshatin Cerkovine dhe ne zonat perreth. Sipas prokurorise gjithcka ka nisur pas konfliktit, qe erdhi mes "Gaxhait" dhe Zani Caushit, ne muajin prill te vitit 1997, duke u kthyer edhe ne banda rivale.

Vendimi

Gazmir Braka burgim perjete

Armando Sulejmani 25 vjet burgim

Edmond Leskaj 25 vjet burgim

Sokol Sinomati 25 vjet burgim

Gazmend Nebiu 25 vjet burgim


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›