E Diel, 1 Nëntor 2026

Vinci i ures vret dy punetore

Kukes- Vinci shkakton tragjedi, vdesin dy punetore gjate montimit te nje ure ne autostraden Durres-Kukes. Ngjarja ka qene aksidentale, kurse Policia e Kukesit nisi hetimet dhe shoqeroi drejtuesit e firmes "Albulex", qe kishte marre persiper ndertimin e kesaj ure. Nje prej punetoreve eshte maqedonas, Branko Shvetskovski, 50-vjec, kurse viktima e dyte eshte nje 42-vjecar nga Kukesi, i identifikuar si Arben Mucmata. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 17:00, ne vendin e quajtur "Ura e Kaloshit".

Si cdo dite, punetoret e firmes ndertuese jane vendosur ne segmentin ku po ndertohet autostrada qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven. Gjithcka ka shkuar normalisht deri pasdite vone, kur procesi i montimit te ures, duke i vendosur kolonat e betonta, solli dhe tragjedine. Dy viktimat kane qene siper ures, ne nje lartesi te pakten 40 metra, kurse vinci per nje moment eshte zhvendosur ne befasi. Ka qene krahu i mjetit te rende qe sipas deshmitareve ka goditur dy punonjesit, nje maqedonas dhe nje shqiptar, qe gjendeshin afer njeri-tjetrit. Te palidhur me rripat e sigurise, ata kane rene nga lartesia e madhe duke u shembur pertoke. Mesohet se vdekja ka qene e menjehershme dhe dergimi per ne spital nuk eshte kryer. Menjehere per aksidentin eshte njoftuar Policia e Kukesit qe mbulon aksin ne ndertim. Nje grup hetimor ka kryer keqyrjen e vendngjarjes dhe mori ne pyetje punetoret e tjere, drejtuesin e vincit dhe drejtuesit e firmes "Albulex", qe kryen punimet ne kete ure. Sipas deshmive te dhena, mesohet se ka qene krahu i vincit qe ka zhvendosur dy viktimat, duke i hedhur nga kolonat e betonta.

Levizja e mjetit te rende mendohet se ka qene aksidentale, ndersa grupi hetimor shoqeroi per ne komisariat, drejtuesin e vincit dhe ata te firmes ndertuese. Drejtori i Policise se Kukesit, i sapoemeruar Ali Elezi, tha mbreme pas ngjarjes se "hetimet po vijojne me intensitet, kurse punimet jane pezulluar per momentin dhe pritet te rifillojne se shpejti". Kryepolici konfirmoi marrjen nen hetim te firmes ndertuese, deri ne zbardhjen e ketij aksidenti tragjik dhe rrethimin e vendngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›