"Gerdeci", gjykata pranon si deshmitare Meidun, Alibeajn dhe Bumcin
Tirane- Tre ish-ministra do te thirren per te dhene deklarime para Gjykates se Tiranes, per ngjarjen e ndodhur ne "Gerdec". Gjykata ka pranuar dje kerkesen e te pandehurit Ndue Marku, ish-drejtori Juridik, per thirrjen si deshmitare; te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediut, ish-ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, per periudhen qe ai ka qene anetar ne Komisionin e Ligjeve dhe ish-ministrit te Drejtesise, Aldo Bumci. Po dje gjykata vendosi qe te pranoje kerkesen e mbrojtesve per thirrjen si deshmitare te shtetasve amerikane, te cilet kane nje adrese ne dosje, mes te cileve edhe Patrik Henri. Ne seancen e radhes, do te vijne per te dhene deklarime 12 deshmitaret e Prokurorise se Tiranes, mes te cileve Zamira Durda, nje nga familjaret e viktimave, e cila ka ngritur edhe nje kallezim penal ndaj Mediut ne Prokurorine e Pergjithshme. Ne Gjykaten e Tiranes do te deshmojne 391 deshmitare, te cilet do te japin shpjegimet e tyre mbi tragjedine, qe ka ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar. Deshmitaret e pare qe jane ne listen e prokurorise jane familjaret e viktimave te Gerdecit, si dhe persona te tjere te demtuar te cilet kane dijeni ne lidhje me ngjarjen. Mes deshmitareve jane edhe vete te pandehurit, te cilet nuk dihet nese do te pranojne apo jo, te japin shpjegime para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado. Te pandehur ne kete proces jane 29 persona, mes te cileve edhe ushtarake.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit, ka ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Prokuroria e cilesoi kete shperthim, aksidental.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit, ka ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem, humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Prokuroria e cilesoi kete shperthim, aksidental.