E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkonte skrap ne port, bie ne hangar 60-vjecari

Durres- Renia nga lartesia i ka rrezikuar jeten nje punonjesi te ngarkim-shkarkimit ne portin e Durresit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te mbremjes se diel, ne kalaten lindore te portit, ne vendin ku anija "YUSRA", me flamur "Belize", shkarkonte skrap per llogari te nje kompanie private. Punonjesi Ibrahim H., 60-vjec, banues ne lagjen nr. 8 te Durresit, duke punuar ne shkarkim, ka rene ne hangar nga nje lartesi rreth 6 metra, duke pesuar demtime te renda. Menjehere koleget e kane derguar ne spital, per te marre ndihme mjekesore dhe gjendja e tij per jeten eshte kritike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›