E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset trafikanti i klandestineve

Permet-Nje trafikant emigrantesh klandestine me destinacion Greqine, ka rene ne prangat e policise se Permetit. Efektivat e kesaj policie kane ndaluar ne zonen kufitare te rrethit te Permetit. nje grup personash ishin ne pritje t'i paguanin shoqeruesit te tyre shuma te konsiderueshme eurosh, me qellim kalimin drejt Greqise. Pas marrjes se pyetje te tyre, policia ka mundur te zbuloje edhe personin qe do te kryente kete trafik. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise Gjirokaster, oret e vona te dites se marte eshte bere arrestimi ne flagrance i 30-vjecarit, Patriot Mema, lindur dhe banues ne Skrapar. Ai eshte ndaluar ne afersi te fshatit Zhepes te Permetit. "Ne dispononim informacione te marra ne rruge operative se ky person ne zonen kufitare te Permetit do te kalonte ilegalisht ne drejtim te Greqise nje grup klandestinesh", thane burimet policore. Pas kontrollit dhe krehjes se imtesishme te zones, sherbimet e policise bene te mundur ndalimin e P.Memes dhe grupit te klandestineve fare prane zones kufitare. "I ndaluari i kishte rekrutuar vete klandestinet dhe do t'i ndihmonte te kalonin pa dokumenta kufirin e gjelbert me destinacion Greqine, kundrejt shumes 1200-1500 euro per person", thane burime ne grupin hetimor. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme, per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me qellim fitimi". Perpara disa ditesh efektivat e policise ndaluan ne zonen kufitare te rrethit te Gjirokastres, nje tjeter person i cili po ndihmonte nje grup klandestinesh te hynin ilegalisht ne Greqi. Ne pamundesi te sigurimit te nje vize apo dokumentave te tjere per te hyre ne menyre te rregullt ne shtetin fqinj, persona nga zona te ndryshme te vendit vazhdojne te paguajne shuma te medha parash tek trafikantet.

Arrestimi

Patriot Mema, lindur dhe banues ne Skrapar eshte ndaluar ne afersi te fshatit Zhepes te Permetit. Ky person kishte rekrutuar vete klandestinet dhe do t'i ndihmonte ata te kalonin pa dokumenta kufirin me Greqine, kundrejt shumes 1200-1500 euro per person


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›