E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percillet me mister ne banesen e fundit

Vlore- Fshati Terbac, aty ku lindi dhe u rrit 39-vjecari Genci Habazaj, ishte edhe vendi i prehjes se fundit te trupit te djalit te tij. Ne oren 11.00 te paradites se djeshme u zhvillua edhe ceremonia mortore e Genci Habazajt. Fshati Terbac, ndodhet ne zonen e lumit te Vlores, ku kufizohet me fshatin Kuc dhe Brataj. Varrezat e fshatit ndodheshin ne pjesen e siperme te ketij fshati dhe qe nga shtepia, deri tek banesa e fundit eshte dashur nje kohe prej 30 minutash rrugetim per shkak te terrenit te keq. Para arkivolit me trupin e biznesmenit, nje prej banoreve te vjeter te fshatit, ka ngritur vlerat e familjes Habazaj per traditat patriotike te saj. I vellai i madh i emigrantit te vrare, Alberti, ka treguar me pak fjalen veprimtarine e Gencit, punen dhe perpjekjet e tij per t'u shkolluar ne pikture dhe pas disa vitesh pune ne polici, mori rrugen e emigrimit per nje jete me te mire. Me lot ne sy, ne emer te familjes se tij, Alberti perseriti edhe nje here thirrjen ndaj shtetit, qe te gjeje vrasesit. Ne ceremonine e lamtumires, nuk munguan miqte e Gencit, te ardhur enkas nga Italia. Teper te pikelluar per kete ngjarje te rende, ata kane shprehur fjalen me te mira per shokun e tyre, per kontributin dhe punen e palodhur ne ndertimin e zones se rrenuar nga termeti ne Akuila te Italise, ku ai jetonte e punonte. Maurizzio di Marko, pronar i firmes ku dhe Genci ishte ortak, ishte i shokuar me nje ngjarje te tille kaq makabre. Ndersa edhe nje tjeter italiane bashkepunetore e emigrantit shqiptar, Elsa di Luigi, me lot dhe teper e indinjuar eshte shprehur se shteti shqiptar duhet te gjeje ata qe vrane mikun dhe njeriun e mire, Gencin. Ne ceremonine mortore nuk munguan edhe shume punonjes te policise, me te cilet Genci Habazaj kishte punuar ne vitet '90.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›