Zbardhet skema e vrasjes se biznesmenit vlonjat
Fier- Eksperte te prokurorise se Fierit dhe te Vlores kane nisur hetimet intensive per zbardhjen e shkaqeve te ekzekutimit makaber te 39-vjecarit Genci Habazaj. Mesohet se jane pyetur 15 shoke te Gencit, apo edhe personat qe kane pasur kontakte me te gjate dy javeve te qendrimit te tij ne atdhe, ku kishte ardhur me pushime. Sipas te dhenave nga policia e Fierit, mesohet se trupi i pa jete i biznesmenit vlonjat, pasi eshte djegur do te groposej vetem dy metra larg vendit te djegies. Sipas ketyre burimeve mesohet se vetem dy metra larg trupi tw djegur, eshte gjetur edhe nje vend ku sapo ishte nisur te germohej. Gropa ishte me nje siperfaqe rreth 0.7 meter katrore dhe e thelle rreth 15 deri ne 20 cm. Personat qe kane kryer ekzekutimin e tij, kane pasur me vete nje lopate te vogel xhenjere ku kane tentuar, qe te hapin gropen. Por per shkak se toka ka qene e forte dhe per te mos u diktuar nga ndokush, autoret kane ndryshuar mendje dhe jane larguar duke e lene kufomen te digjej. Po te njetat burime, pohuan se qe prej dites se marte i gjithe dokumentacioni i grumbulluar, i eshte vene ne dispozicion grupit hetimor ne drejtorine e policise se qarkut Vlore. Personat qe kane kryer ekzekutimin e e 39-vjecarit, kane qene njohes te mire te zones. Kete fakt e perforcon edhe itinerari qe ata mund te kene pershkuar. Autoret jane nisur nga Vlora, kane kaluar ne zonen e Fierit nepermjet ures se vjeter te Novoseles, jane kthyer tek kthesa e Qarrit ne Bishan, Bocove me pas ne rruge rurale dhe kane dale ne aksin rrugor dytesor Levan - Shtyllas - Darezeze. Ne vendin e quajtur Deriku, jane kthyer ne uren qe ndodhet mbi kanal per te hyre ne parcelat qe tashme jane toka kripore. Vetem 20 metra nga kjo rruge, ata jane futur ne cepin e nje pjese toke me kallama dhe kane kryer diegien e kufomes dhe me pas kane tentuar ta groposin. Burimet e informacionit, pohojne se dergimi I 39-vjecarit pikerisht ne kete zone, ka pasur si qellim hedhjen e dyshimeve per autoresine e vrasjes, mbi familjaret e ish gruas se Gencit, pasi ata banojne ne fshatin Aliban te komunes Novosele, qe ne vije ajrore nga vendi i ekzekutimit eshte rreth 7 apo 8 kilometra larg. Edhe kjo piste nuk eshte anashkaluar prej grupit hetimor, pohuan burimet e informacionit nga drejtoria e policise qarkut Fier.