E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia buzë rrugës së Gjirit të Lalësit, burim aksidentesh

—-Nga Dorina Bilbili—-

Durrës- Në këto ditë të nxehta të muajit Gusht, qarkullimi në rrugët hyrëse dhe dalëse të qyteteve, e veçanërisht në akset drejt zonave turistike të vendit, është i mbingarkuar për shkak të numrit të madh të automjteve që udhëtojnë drejt tyre.

IDEA këtë fundjavë ndërmori një vëzhgim në zonën turistike të Gjirit të Lalësit, e i cila ndodhet në pjesën verorie të qytetit të Durrësit ndërmjet Bishtit të Pallës dhe Kepit të Rodonit.

Aksi rrugor për në këtë zonë turistike, që 5 vitet e fundit është tepër e frekuentuar nga banorët e Tiranës dhe Durrësit, degëzohet nga rruga kombëtare Tiranë-Durrës në hyrje të Sukthit dhe deri në Gjirin e Lalësit ku përfshihen 13 km të fshatit Manze, zonës kodrinore të tij deri pranë Kepit të Rodonit.

Distanca rrugore nga Tirana drejt plazhit të Gjirit të Lalzit është rreth 42 km ndërsa nga qyteti i Durrësit është 22 km.

Kjo rrugë e re i dha një frymëmarrje zonës turistike të Gjirit të Lalësit i cili deri 5 vite më parë ishte krejtësisht i braktisur për shkak të mungesës së infrastrukturës. Por rruga e re nuk krijoi mundësi vetëm zonën e plazhit. Rruga u shndërrua në mundësi përfitimi edhe banorët e zonës të cilët në të dyja anët e esaj ndërtuar tezga e tenda.

Sapo lë autostradën Tiranë-Durrës dhe merr drejtimin drejt bregdetit në të dyja anët e aksit rrugor dhjetra tezga që shesin fruta-perime, të prodhuara nga bahçet e zones. Por kjo mundsi tregie për fshatarët e zonës është bërë shqetësim jo vetëm për shoferët por edhe vetë policinë rrugore, pasi siç thekson kjo e fundit janë burim real aksidentesh.

Tendat duke qënë të ngritura me mjete provizore, dërrasa, copa apo kartonë e pa asnjë kriter buzë rrugës, tërheqin vëmendjen e dhjetra e qindra automjeteve që qarkullojnë çdo ditë aty për të blerë produktet e zones, kryesisht fruta dhe perime. Por ndalimi i mjeteve në mes të rrugës, duke qënë se aksi ska xhepa për të ndaluar, sjell bllokimin e saj duke shkaktuar jo vetëm trafik por edhe aksidente.

Këtë na e konfirmon edhe policia rrugore e Durrësit e cila në një prononcim për IDEA-n tha se rruga është e përgjysmuar, pasi në të nuk janë parashikuar sheshpushime përpara këtyre tezgave ku makinat të mund të ndalojnë pa krijuar problem në trafik dhe pa u shndërruar në burim aksidenti.

“Ja edhe ku jeni ju është kundravajtje pasi më detyruat të hipi në trotuar, sepse këtu nuk ka xhepa dhe nuk duhet të ndalohet. Rruga është e përgjysmuar. Këto tendat janë kthyer në shumë shqetësim, ndalojnë makinat pa kriter, janë burim real aksidenti pasi vjen ai tjetri dhe i bie nga pas”- na rrëfyen efektivët rrugorë që po kryenin këtë të djelë shërbimin në kryqëzimin ku ndahet rruga me hekurudhën.

Sakaq policia shton se gjatë ditës së shtunë në këtë aks janë shënuar dy aksidente, jo me pasoja të rënda për jetën, e sipas rrugores tezgat e fshatarëve të zonës janë një ndër shkaqet e tyre.

Nga ana tjetër, banorët e kësaj zone prej vitesh e kanë parë rrugën e rregulluar si një burim jetese për familjet e tyre. Për disa prej tyre tezgat janë burimi i vetëm i të ardhurave e tanimë nuk u duhet të udhëtojnë drejt Durrësit e Tiranës për të shitur produktet e tyre, por mund ti tregtojnë ato me çmime më të lira në apo fare pranë oborrit të shtëpisë apo në tokën e tyre.

“Ne këtu shesim produktet e bahçes, me 30 apo 40 lekë më lirë se në Tiranë e DurrësTani makinat ndalojnë por ka vend për të gjithë sepse edhe turistët kënaqen me mallrat tonaKomuna sna thotë gjë se unë këtu te oborri i shtëpisë jam, toka ime-, tha një nga shumë banorët që kanë nxjerrë prodhimet bujqësore në anë të aksit rrugore.

“Unë ndalova për të blerë rrush të freskët sepse është më i shijshëm dhe më i lirë, e di që kam parkuar keq po ku të shkoj? Ska hapësirë”,-tregon një shofer.

Sakaq zona e Gjirit të Lalzit pret çdo ditë dhjetra mijëra turistë, të cilët i drejtohen asaj për ti shpëtuar të nxehtit përvëlues të kësaj vere në një aks me dy korsi në të cilin gjatë orëve të pikut lëvizja është e mbingarkuar duke sjellë vonesa të cilat mund të shmangen edhe duke krijuar kushte më të përshtatshme për tregtinë e prodhimeve bujqësore të fshatarëve të zonës.

blerje-ne-rruge-5 bllokim-rruge-nga-belrjet duke-belre-te-gjiri-5 duke-blere-anes-rruges-3 makine-anes-rruges-1 tezga-tek-gjiri-i-laesit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›