E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH detajon pensionet për 134 ish-ushtarakë

12/09/2011  Lista e plotë e përfitimeve suplementare të pensioneve të pleqërisë dhe atyre të parakohshme

Zgjerohet më tej skema e lidhjes së pensioneve për ish-ushtarakët. Gjatë ditës së djeshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar edhe emrat e rinj, përfitimet e të cilëve janë lidhur gjatë javës që lamë pas. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e 134 përfituesve, të cilët duhet të paraqiten pranë qendrave rajonale të pagesës për të tërhequr pensionet e tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga drejtuesit e ISSH-së, pjesa dërrmuese e pensioneve të lidhura u përkasin përfitimeve suplementare te pleqërisë, si dhe atyre të parakohshme për rrethe, si: Tirana, Durrësi, Vlora, Berati, Korça, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani etj. Procesi për llogaritjen e pensioneve do të vijojë edhe gjatë javëve në vijim. Sipas ekspertëve, bëhet me dije se menjëherë sapo institucionet përgjegjëse të dërgojnë të dhënat pranë ISSH (mbi pagën dhe vjetërsinë e kërkuar për secilin aplikues), lidhja e pensionit bëhet në një hark të shkurtër kohor prej 48 orësh nga marrja e të dhënave. Në total nga ky proces pritet të përfitojnë rreth 22 mijë ish-ushtarakë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›