“Ngërçi politik mund të vazhdojë deri në vitin 2013”
09/09/2011 Ambasadori Volfart prezanton para Këshillit të OSBE-së raportin për Shqipërinë
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, pas një analize të hollësishme që i bën situatës politike në vend, është shprehur pesimist për përmirësimin e saj. Ai paraqiti dje në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së raportin për situatën në Shqipëri, përmes të cilit u bën thirrje partive të kthejnë kursin e veprimtarisë së tyre politike me 180 gradë. “Mesazhi është i thjeshtë: nëse vërtet doni ti tregoni publikut shqiptar dhe partnerëve tuaj ndërkombëtarë se i merrni seriozisht përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja, atëherë na duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të reformave”, - thekson ai në raportin e tij në kapitullin e konkluzioneve. Volfart i referohet zgjedhjes së Presidentit në vitin 2012, proces që sipas tij pritet të shoqërohet me një ashpërsim të mundshëm të debatit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, kur nënvizon se dritarja e mundësive për reforma duke filluar nga tani deri në mesin e viti 2013 është e vogël. “Nëse liderët politikë shqiptarë nuk shfrytëzojnë plotësisht atë çka mbetet nga 2011-a dhe viti 2012, ekzistojnë të gjitha shanset që ngërçi politik të vazhdojë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Për ta shmangur një skenar të tillë, liderëve politikë në Tiranë do tu duhet të përmbushin angazhimet e marra”, - sugjeron kreu i OSBE-së në vendin tonë. Duke i trajtuar një nga një të gjitha çështjet, ai në rreshtat e raportit fajëson edhe mazhorancën qeverisëse, edhe opozitën për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. “Ndërkohë që shmangte në mënyrë të përsëritur çdo përpjekje serioze për një angazhim politik konstruktiv në Kuvend, opozita u pa si organizatore e disa protestave publike, duke përfshirë këtu edhe ngjarjet e dhunshme të janarit 2011 në Tiranë. PS-ja nuk arriti të kryente detyrën e saj kushtetuese për të këqyrur punën e qeverisë dhe për të kontribuuar veçanërisht në reformën zgjedhore në kohën e duhur për zgjedhjet për qeverinë vendore”, - thuhet në raport. Referuar reformës zgjedhore, shefi i prezencës së OSBE-së thotë: “Të gjitha palët politike duhet ta lexojnë raportin e OSBE–ODIHR-it në tërësinë e tij, duke shmangur tundimin për të përzgjedhur elementet që u pëlqejnë apo ato që nuk u pëlqejnë. Duke e marrë si të mirëqenë se të dyja palët duan vërtet që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin plotësisht standardet ndërkombëtare, ato ose duhet ta fillojnë reformën që tani, ose të përballen me rrezikun e një dështimi tjetër”, - nënvizon Volfart.
Drejtësia
Për kreun e OSBE-së ngërçi politik solli pamundësinë për të miratuar ligje dhe për të emëruar zyrtarë të lartë të shtetit, që kërkojnë një shumicë të cilësuar; duke përfshirë projektligjin për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, që nevojitet për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe projektligji për gjykatat administrative, që nevojitet për ngritjen e gjykatave që merren me mosmarrëveshjet administrative. Ai vë theksin te nevoja për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së institucioneve shtetërore dhe gjyqësorit, pasi, siç thotë Volfart, sistemit të drejtësisë aktualisht i mungon transparenca, përgjegjshmëria dhe efiçenca e mjaftueshme.
Gërdeci
Për procesin gjyqësor të Gërdecit Volfard mendon se nuk është zhvilluar në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë. “Ndonëse një i akuzuar duhet të ketë të drejtën themelore të mbrojtjes ligjore, mosparaqitja e përsëritur e avokatëve mbrojtës në seancat gjyqësore përbën një abuzim të qartë me procesin ligjor”, - thuhet në raport. Sipas tij, vonesat e mëtejshme veçse do të cenojnë besimin e publikut te shteti i së drejtës. Ai sugjeron që autoritetet e sistemit të drejtësisë duhet të bëjnë të pamundurën për të garantuar zhvillimin dhe përmbylljen në afate të arsyeshme të seancave gjyqësore të hapura për publikun dhe të një gjykimi të drejtë. “Publiku mbetet i zhgënjyer dhe i lodhur nga zvarritja e kësaj çështjeje”, - përfundon ai.
Bashkëpunimi
Duke supozuar se tani e tutje opozita do të tregojë, më në fund, një vullnet më të madh për të punuar me koalicionin qeverisës në Kuvend, edhe më shumë duhet të bëhet nga Kryesia e Kuvendit dhe koalicioni qeverisës për të ndërtuar një klimë politike më gjithëpërfshirëse, për ta përfshirë opozitën në proceset e hartimit të politikave.
Transparenca
Ndonëse janë bërë hapa përpara lidhur me vënien në dispozicion të publikut të procesverbaleve të mbledhjeve të Kuvendit, procesi i hartimit të ligjeve karakterizohet shpesh nga mungesa e transparencës, konsultimit të duhur, përgatitjes cilësore të projektligjeve dhe afateve të mjaftueshme kohore për një shqyrtim të plotë.
Zyrtarët
Qeveria ka mundur të miratojë disa ndryshime në Kodin Penal, që lidhen me veprat e korrupsionit të zyrtarëve të huaj dhe të vendosë disa penalitete. E megjithatë ndjekja e zyrtarëve të lartë shtetërorë të akuzuar për korrupsion vazhdon të mbetet një problem, për zgjidhjen e të cilit nuk ndihmon as mosndjekja e këtyre rasteve nga prokuroria.