Pranon akuzën autori i vrasjes për pronën në Sauk
TIRANE - Kujtim Bakalli, i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar për akuzën e "vrasjes" do të gjykohet me kohë të shkurtuar nga Gjykata e Tiranës. Vendimi u mor në seancën në ngarkim të Bakallit pak ditë më parë. Sipas togave të zeza të gjykatës së kryeqytetit, dosja mund të gjykohet në gjendjen ku janë aktet. Kërkesa e bërë nga avokati mbrojtës i të pandehurit Bakalli u mbështet edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës. Në përfundim gjykata pranoi kërkesën dhe caktoi një datë për seancën e re, kur prokurori i çështjes do të paraqesë konkluzionet përfundimtare të organit të akuzës. Ngjarja për të cilën akuzohet Kujtim Bakalli ndodhi në dhjetor të vitit 2008 në një nga zonat periferike të Tiranës. Pas një konflikti për një sipërfaqe trualli rreth 2 mijë metër katror, ai qëlloi me çifte në drejtim të Xhevdet Qefaliajt, duke e lënë atë të vdekur. Pas ngjarjes u bë e ditur se të njëjtën sipërfaqe Bakalli e pretendonte si të tijën në bazë të ligjit 7501 të kthimit të kompensimit të pronave, ndërsa Qefaliaj në bazë të një vendimi gjykate. Policia arrestoi Bakallin si autor të ngjarjes dhe djalin e tij 18-vjeçar, si pjesëmarrës, por ai u lirua pak orë më pas. Pas ngjarjes policia mbajti për disa ditë në mbrojtje familjen Bakalli për shkak të parandaluar ndonjë hakmarrje të mundshme mes palëve në konflikt. ar.ba