E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranon vrasjen e pesë foshnjave

Në veri të Gjermanisë është arrestuar gruaja që fillimisht pranoi vrasjen e dy foshnjave të saj. Më vonë, pas përfundimit të marrjes në pyetje, ajo pranoi t’i ketë vrarë edhe tri foshnjat e tjera të saj.

Policia gjermane në Luebeck ka njoftuar të enjten se, për vrasjen e dy fëmijëve, të lindur më 2006 dhe 2007, dyshohet një 28-vjeçare nga rajoni Husum, në Schleswig-Holstein.

Sipas portalit shz.de, në vitin 2006, brenda një punëtorie për përpunimin e letrës ishte gjetur trupi i masakruar i një vajze, ndërsa trupi i djaloshit - që u vërtetua se ishte i vëllai i saj – ishte gjetur një vit më vonë, në një hendek buzë një vend parkimi.

Sipas njoftimit të policisë, 28-vjeçarja është lajmëruar vetë dhe ka pranuar vrasjen e dy fëmijëve. Ndërkohë, pas marrjes në pyetje nga policia, ajo ka pranuar se ka pasur edhe tre fëmijë të tjerë, të cilët i kishte vrarë menjëherë pas lindjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›