Barcelona ngacmon Realin për Ramosin
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos në Nou Camp.
Rosell i cili gjendet aktualisht në New York ka dhënë një intervistë për ESPN ku komentoi edhe situatën e Ramosit me Los Blancos ku ishte lënë jashtë formacionit bazë për ndeshjen kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
“Sergio Ramos është i pakënaqur në Real? Kurrë nuk duhet thënë kurrë, ndoshta do të vjen në Barcelonë. Por, nuk ma merr mendja”, deklaroi Rosell me buzëqeshje në fytyrë.