Pranoni thirrje me IPKO, fitoni impulse

Një thirrje e pranuar nga një mik apo familjar që jeton jashtë Kosovës, vlen më shumë për çdo përdorues të telefonisë mobile IPKO, pasi që ky operator mobil e shpërblen çdo konsumator të rrjetit të saj me minuta falas për çdo thirrje të pranuar nga jashtë.
Duke filluar nga 26 nëntori dhe gjatë tërë ditëve të festës së Kurban Bajramit dhe 28 Nëntorit, kompania IPKO i shpërblen të gjithë konsumatorët e saj, të cilët pranojnë thirrje nga familjarët dhe të afërmit e tyre që jetojnë në diasporë me minuta falas, të cilat mund të përdoren për thirrje lokale në IPKO telefoninë mobile apo atë fikse.
Me produktin e ri Thirrëm n049, secili konsumator i telefonisë mobile IPKO që pranon thirrje ndërkombëtare automatikisht fiton bonus minuta për thirrje brenda rrjetit IPKO (mobil dhe fiks). Këtë bonus konsumatorët e IPKO`s e marrin vetëm duke e pranuar thirrjen nga jashtë.
Sasia e minutave të fituara për thirrje falas brenda rrjetit IPKO varet nga sasia dhe kohëzgjatja e thirrjeve ndërkombëtare që konsumatorët e telefonisë mobile IPKO i pranojnë nga familjarët dhe të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa menjëherë pas përfundimit të thirrjes së pranuar nga jashtë, konsumatorët mund t`i përdorin minutat e fituar për thirrje brenda rrjetit të telefonisë mobile dhe asaj fikse në IPKO. Gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit, përkatësisht nga data 26 e deri më 30 nëntor, ky produkt është krejtësisht falas dhe për ta përdorur atë nuk duhet të bëhet asnjë aktivizim.
Nga data 1 dhjetor 2009 të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO mund ta aktivizojnë produktin me një kosto minimale prej vetëm 50 cent, për një vit të plotë. Për ta aktivizuar produktin për një vit, shtypni kodin *150# dhe fitoni minuta falas për çdo thirrje të pranuar nga jashtë gjatë tërë vitit.