Legalizimet, pjesa e dytë e listës me 5161 fitues
TIRANË- Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale ka përfunduar procesin e legalizimit të 5161 ndërtimeve pa leje dhe shtesave pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga procesi i legalizimit i është dorëzuar Këshillit të Ministrave dhe është miratuar në mbledhjen e djeshme.
Në të ndodhen të dhënat personale të të gjithë përfituesve nga procesi si dhe sipërfaqja që do u legalizohet, numri i kateve dhe të dhënat e tjera për secilën pronë.
Gazeta "Shekulli" nis sot botimin e listës së plotë me 5161 emra që i përkasin qyteteve Tiranë, Kamëz, Durrës, Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë.
Shikoni dokumentin ne pdf