Prapë luftë civile tek e majta - Meta ia mbledh Edvinit për ligjin zgjedhor
Paqja e brishtë në kampin e majtë është prishur sërish. Dhe shkaktari këtë herë nuk ka qenë ndonjëri prej aleatëve të Partisë Socialiste por vetë kryesocialisti Edi Rama. I pyetur në lidhje me kontestimet e shprehura një ditë më parë nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj paktit paraprak PD-PS për listat e mbyllura zgjedhore, Rama ka deklaruar se me këtë reformë zgjedhore duhet që t’u jepet fund “shpikjeve alla shqiptareâ€, që kanë prodhuar rezultate që nuk përputhen me vullnetin e shumicës së shqiptarëve. “Nuk duhet që të prodhohen më parlamente Dushku, të cilët lindin nga trafikimi i votës të deputetëve, jetojnë me trafik votash e deputetësh dhe marrin peng zgjedhjet e parlamentit të ardhshëm përmes trafikut të votave e të deputetëve. Të qëndrojmë larg interesave partiake
për të realizuar një reformë të mirëfilltë të sistemit dhe infrastrukturës elektorale. Kjo është një reformë e vështirë, një reformë që ngjall debat të zjarrtë kudo në botën demokratike, dhe që si çdo reformë tjetër prek pashmangshmërisht “status quoâ€-në, por që duke pasur në mes interesat e drejtpërdrejta të partive, e rrit natyrshëm në një nivel krejt të pazakonshëm ndjeshmërinë e çdo force politike†- deklaroi dje Rama, duke shtuar se PS nuk do të pranojë më zgjedhje pa karta identiteti, pa lista që burojnë prej Regjistrit Kombëtar të Zgjedhësve dhe pa një sistem e kod zgjedhor që të mos lejojnë as trafikimin e votës e të deputetëve dhe as “renditjen e këtyre
të fundit pas zgjedhjeve, përmes të ashtuquajturave lista të hapura, të cilat bien ndesh me parimin e barazisë së zgjedhësveâ€.
Një deklaratë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta që fill pas konferencës për shtyp të kreu të selisë rozë mësohet se ka shkëmbyer një sërë mesazhesh telefonike nervoze. Tejet i shqetësuar Rama ka kërkuar një takim kokë më kokë, gjatë të cilit Meta ka akuzuar kryesocialistin për standard të dyfishtë, sipas së cilit aleatët nuk mund të flasin në publik për këtë çështje pa u konsultuar në tryezë, në një kohë që vetë drejtuesi i opozitës lëshon deklarata që zbulojnë hapur divergjencat dhe moskoordinimin që ekzistojnë mes drejtuesve të partive të majta parlamentare. Në këtë situatë, kreu i PS-së është detyruar që të bëjë “mea culpa-n†para Metës, duke premtuar se kjo çështje do të debatohet gjerësisht në tryezën e byrosë opozitare, para se të jepen në media opsione konkrete në lidhje më reformën elektorale. Gjithsesi deklarata pritet që të ketë një efekt domino edhe tek aleatët e tjerë Gjinushi, Milo dhe Ceka. Pasi kryesisht kryesocialdemokrati ka qenë ai që nëpërmjet formulave perfide matematikore antikushtetuese, ka rritur në vijimësi e mënyrë tejet artificiale peshën elektorale të PSD-së. Anatemimi i ashpër që Rama i bëri dje këtyre skemave sigurisht që rrit ankthin e partive të vogla të cilat në tryezën më
të afërt do t’u duhet që të shtojnë presionin ndaj kryesocialistit dhe mbase shtojnë bllofet mediatike që flasin si zakonisht për një dalje të vetëm në zgjedhjet e ardhshme. Përpos kësaj profilohet përherë e më qartë strategjia
për të rifituar pozicionin dhe votat që u janë dhuruar të vegjëlve që paralelisht me grupimin G 99 synon që të fshijë nga skena politike e së majtës xhaketat e vjetra.
Re. Po