Prapa kamerës së ‘James Bondit’
Një sekuencë nga filmi “Skyfall”, që është publikuar në internet, tregon se aktorin, Daniel Craig, do të mund ta shohim në disa skena të vështira, të rrezikshme, dhe përplot lagështi.
"Kur xhironi nën ujë është shumë më e vështirë që të tregohet intensiteti i rrezikut dhe i emocioneve, dhe që publiku ato t’i kuptojë si tilla”, deklaroi drejtori i fotografisë në filmin “Skyfall”, Mike Valentine.
Sipas drejtorit të fotografisë, pishina të cilën do të mund ta shihni në këtë sekuencë, gjatë xhirimit të filmit u shndërrua në njëlloj shtëpie të dytë për Craig.
Mbi një milionë galonë ujë dhe përplot copa akulli që qëndronin mbi të, për një kohë ishin përditshmëri për aktorin dhe gjithë ekipin filmik. Krejt kjo me qëllim që të krijohet një ambient sa më autentik i Oqeanit Atlantik.