E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synon ta arrijë nivelin e Messit e Ronaldos

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani ka zbuluar se objektiv i tij është që ta arrijë nivelin e njëjtë të yllit të Barcelonës, Lionel Messi dhe atij të Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Përfaqësuesi uruguaian është përmirësuar shumë në dy sezonet e fundit, duke u bërë njëri prej sulmuesve më të mirë në Serie A.

“Messi e Ronaldo janë dy lojtarë të mëdhenj. Po ushtroj fort çdo ditë dhe do të mundohem ta arrij nivelin e njëjtë me ta”, ka thënë Cavani për La Gazzetta dello Sport.

Ai më pas ka folur edhe për interesimin e ekipeve si Chelsea, Manchester City, Juventus e Real Madrid, për shërbimet e tij. “Është gjithmonë e vështirë ta ndërrosh ekipin dhe të lëvizësh në një qytet tjetër. Nëse ndonjëri prej tyre vërtetë do të donte të më transferonte, i ka takuar atij t’ia bëjë Napolit një ofertë që nuk refuzohet. Thjesht, kjo deri tash nuk ka ndodhur”, vazhdoi ai.

“Për mua, nuk ka rëndësi nëse Napoli më vlerëson 60 milionë euro. Këto gjëra u përkasin klubeve dhe përfaqësuesve të mi. Unë po ushtroj që të luaj në të njëjtin intensitet”, përfundoi Cavani, që ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›