E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prapaskenat e Mourinhos

Si kudo, edhe te Reali i Madridit kërkon vetëm përplasjet. Prej momentit kur u ul në stolin “merengue” ka kërkuar gjithmonë një armik.

Barcelona, Guardiola, UEFA, Valdano, Sergio Ramos apo gazetarët. Lista e polemikave është e gjatë.

Së fundmi aty u shtua edhe Iker Casillas.

Kaq mjaftoi që në Madrid tani të jenë të gjithë kundër Jose Mourinhos.

Vendimi i argumentuar si teknik për ta lënë kapitenin për herë të parë në 10 vjet në stol nuk është kuptuar nga askush.

Edhe mbështetësit më të zjarrtë të trajnerit portugez kanë nisur të dyshojnë për veprimet e tij.

Në Spanjë, po përflitet se me luftën kundër idhullit të skuadrës, Mourinho kërkonte përplasjen e madhe për ti dhënë arsye klubit që ta shkarkojë nga detyra.

Presidenti Florentino Perez ndihet i tradhëtuar nga Mourinho. Vetëm pak ditë më parë ai e mbrojti trajnerin dhe i kërkoi të mos krijonte tension në klub.

Portugezi veproi me kokën e tij dhe krijoi polemikën më të madhe në Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›