E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati kombetar i fluturimeve

Kampionati kombëtar i fluturimeve te lira ne precision zhvilloi etapën e 4-rt.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 40 pilotë nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia

E veçanta ishte se për herë të parë një etapë u organizua ne malin e Dajtit per shkak te specifikes qe ka ai mal.

Gara zgjati 2 ditë dhe kishte shumë konkurencë.

Ne vendin e pare doli kampioni ne fuqi i kampionatit te pare Hizdri Kubetini nga Kosova, ne vendin e dyte piloti më i ri i kompeticionit Xhonatan Islami dhe në vend të tretë piloti Visar Gjikolli.

Përveç kampionatit kombëtar të fluturimeve u zhvillua edhe një tjetër kompeticion.

Bëhet fjalë për edicionin e parë të Tirana Open Air.

Kjo gare nderkombetare e cila do te sjelle cdo vit pilote nga e gjithe bota per te garuar mes tyre, por edhe për të shijuar natyrën e mrekulleshme të parkut kombëtar të Dajtit fare pranë kryeqytetit.

Edhe Tirana Open Air u fitua nga Hizdri Kubetini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›