E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prapë Interi i fortë për Juventusin

Ekipi i Interit prapën tregohet i fortë ndaj kampionit aktual italian Juventus, kësaj here duke e ndalur në barazim në derbin e javës së tretë në kuadër të Serie A.

Edhe pse treguan lojë të mirë dhe me raste nga të dy ekipet megjithatë gola në pjesën e parë nuk pati. Ishijn interistët që dolën të parët në epërsi përmes Icardit tek në min. 73, por çka vlejti kjo kur pa kaluar as dy minuta të plotë ishte kiliani Arturo Vidal që barazoi shifrat në 1 me 1, në min. e 75.

Me këtë barazimm të dy ekipet kalojnë në pikë të bararbarta me nga 7 pikë nga 3 ndeshje, duke na bërë me dije se do të kemi një kampionat shumë më interesant dhe duke i treguar Juves se nuk do të mbetet i vetëm në krye të tabelës, edhe pse është shumë herët të dihet kjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›