Atletico mposht edhe Almerian

Atletico Madrid nuk di të ndalet. Skuadra e Diego Pablo Simeones ka fituar 4-2 përballë Almerias në ndeshjen e javës së katërt të La Ligas. "Los Colchoneros" kanë dominuar për 90 minuta takimin duke treguar edhe një herë formën e mirë që po kalojnë.
David Villa, Diego Costa, Tiago dhe R.Garcia janë autorët e golave për vendasit, ndërsa për Almerian shënuan Rodri dhe Vidal.
Me këtë fitore Atletico Madrid qëndron në krye të klasifikimit me 12 pikë dhe pret ndeshjet e Barcelonës dhe Real Madrid.