Goditja e parë për Mourinhon, e mposhtë Evertoni

Derbi i javës së 4-ërt të Premier League Angleze, që u zhvillua ndërmjet Evertonit dhe Chelseat, ishte ekipi nga Liverpooli që doli fitimtar duke e mposhtur Chelsean e Mourinhos, e me këtë rast duke i dhënë goditjen e parë portugezit që u rikthye te Blutë e Londrës.
Ishte Naismith i cili e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutin e fundit të pjesës së parë(45+1), por që doli të ishte i fitores së parë për Evertonin, pas tri barazimeve në tre javët e para, duke e kaluar Evertonin në pozitën e 6 pikëvë pas katër javëve në kuadër të Premier League. Ndërsa Chelsea me këtë humbje ngelet në pozitën e 7 pikëve, pas katër ndeshjeve.