E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: E ardhmja flet shqip

de biaziiiiiiiiiTrajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka publikuar në profilin e tij në facebook një letër  falenderuese për të gjithë shqiptarët që i kanë dhënë përkrahje pavarësisht dy humbjeve të fundit. Tekniku italian ka thënë se ekipi i udhëhequr nga ai po rritet dhe për momentin është e rëndësishme të mos hutohemi nga polemika të pasndeshjeve. Kujtojmë se kontrata me trajnerin italian përfundon në fund të këtyre eliminatoreve dhe shumica e opinionit sportiv shqiptar sigurisht është i mendimit për një vazhdim të kontratës së tij edhe për një cikël eliminator.

Ashtu siç dihet, kontrata e re e trajnerit pritet që të firmoset, në rast se ai do të bjerë dakord vetëm në përfundim të ciklit të ndeshjeve eliminatore të Botërorit të 2014. Duhet pranuar se me italianin në stol, progresi i skuadrës shqiptare ka qenë evident, dhe këtë më mirë se të gjitha, përveç fjalëve, apo opinioneve e tregoi renditja e skuadrës shqiptare në FIFA. Vetëm një muaj më parë, kuqezinjtë u renditën në vend të 37, vend të cilin sigurisht ishin të shumtë ata që e kishin ëndërruar.

Sot pas dy humbjesh, me Slloveninë dhe me Isladën, kemi zbritur në vend të 45, e sigurisht që edhe ky është një vend i respektueshëm për skuadrën tonë kombëtare. De Biazi ka lëshuar sinjalet e tij, e me këtë letër, në një mënyrë apo në një tjetër ai bën të ditur se mund të jetë i gatshëm që të vazhdojë aventurën e tij në drejtim të skuadrës kuqezi, pavarësisht  kushteve ekonomike që mund ti ofrohen atij.

Letra:

Një FALEMINDERIT madhështor për të gjitha mesazhet që jeni duke më dërguar, pavarësisht dy ndeshjeve të fundit. E them dhe e shkruaj menjëherë: FUTBOLLI SHQIPTAR PO RRITET. Dhe rruga e rritjes kalon edhe nëpërmjet momenteve të vështira, zhgënjimeve përvëluese dhe performancave të lëna në mes.

ËSHTË NORMALE!

ËSHTË NORMALE sepse të gjitha këto bëjnë pjesë në procesin e RRITJES. E rëndësishme është të mos humbim, të mos hutohemi prej polemikave kalimtare të gjeneruara nga një zhgënjim momenti.

- Eshtë thelbësore të shtrëngojmë fort dhe gjithmonë drejt rotacionin fiks.

-Nevojitet të ndjekim rrugën e gjurmuar dhe të vazhdojmë punën e ndërmarrë, duke këmbëngulur në punën e kryer.

- E më pas., KURRË të mos tërhiqemi!

- Ne duhet të luftojmë për fatin e këtyre kualifikimeve për aq kohë sa matematika nuk jep verdiktin e saj!

- Jam i sigurt se në fund të rrugës (të ndërmarrë pak më shumë se një viti), rrugës së kombëtares shqiptare, ka një objektiv për të arritur. Ky objektiv është e ARDHMJA e UNITETIT.

- Një e ardhme që do të japë përmbushje, sadisfaksion.

- E ARDHMJA FLET SHQIP. Unë jam i sigurt!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›