E Diel, 1 Nëntor 2026

Precedenti i Hungarisë dhe kushtetutat thellësisht nacionaliste

21-04-2011 / Nga Ilirian Dahri

Shtypi europian i këtyre ditëve po i kushton një vëmendje të veçantë Kushtetutës së re të Hungarisë, të aprovuar nga Parlamenti i Budapestit. Shkruhet se Kushtetuta ka një profil kombëtar dhe interpretime të krishterimit, disa të tjerë shkojnë më tej duke dhënë jehonën e opozitës hungareze që e përcakton Kushtetutën si raciste, ekstremiste dhe jo tolerante.  Gjithsesi është një Kushtetutë e aprovuar me dy të tretat e parlamentit hungarez ku në të vërtetë ka elementë kombëtar dhe tradicional por edhe elementë modernë dhe shumë europian.  Sidomos dyfjalëshi “komb etnik” duket se acaron një  pjesë të opinionit europian megjithëse koncepti “komb etnik” nuk i referohet asnjë pretendimi territorial të lidhur me teoremën e Hungarisë së Madhe. Por ndërsa termi “komb politik dhe etnik”, që përfshin hungarezët etnikë por që jetojnë në shtete të tjerë rrit shqetësimin në disa shtete europiane kjo Kushtetutë shprehet se Hungaria duhet të punojë për ndërtimin e një politike europiane për mirëqenien e të gjithë shteteve europiane. Ndryshime në kushtetutë ka edhe mbi konceptin mbi familjen e cila bazohet në martesën e burrit me gruan dhe që konsiderohet si diçka shumë e rëndësishme për kombin, për vendin. Duket qartazi se është një paragraf shumë afër me doktrinën e krishterë po të shikohet se kushtetuta mbron jetën që në ngjizje të saj dhe kundër abortit. Kurioz është fakti, se prindërit mund të votojnë në zgjedhje edhe për fëmijët e tyre minoren. “Eshtë një tekst edhe estetikisht shumë i bukur”, është shprehur Orban, duke shtuar: “Kohët kur hungarizma ishte e shtypur kanë kaluar tashmë, me këtë përcaktim të kombit”. Por fjalët kryesore si Zot dhe Komb, krenari e komb etnik hungarez, shteti i përcaktuar në esencën e tij kombëtare, etnike, dhe jo më si Republikë, duket se po ngjallin shqetësime, si nga qeveria “Merkel”, por edhe nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, të cilët kërkojnë që Hungaria të “kërkojë këshilla nga OKB dhe nga BE-ja”.
Ndoshta ajo që shqetëson më shumë shtetet europiane ka të bëjë më të drejtën e votës të shtetasve hungarezë që jetojnë në shtetet përreth saj, si Sllovakia, Rumania, Serbia dhe Ukraina.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›