E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi në BE, alternativa e Bashës, përballë përçmimit të Edvinit dhe Ramizit

21-04-2011 / Gazeta 55

Edi Rama i përçmon shqiptarët, njësoj si Ramizi dikur, kur thoshte se tek ne ka 1 milionë të papunë, një milionë hajdutë e një milionë spiunë. Bashkë me agresionin bolshevik kundër vizave, qytetarët e dallojnë qartë ndryshimin mes alternativës së projekteve dhe propozimeve për kthimin tek e shkuara

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e fushatës elektorale në Ballsh dhe Patos, ku ka prezantuar kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, për kryetarë bashkie, përkatësisht Dallandyshe Allkaj dhe Dilaver Kamberin. Teksa prezantonte kandidatët e mazhorancës, kreu i qeverisë iu referua qëndrimit të opozitës, duke e konsideruar alternativën e Edi Ramës, si nihiliste dhe përçmuese. Sipas “rrugës së vetme”, tha Berisha, Shqipëria nuk është vend anëtar i NATO-s, as vend i lëvizjes pa viza në BE, por duhet të jetë Shqipëria e Enverit dhe e Ramizit, Shqipëria e izolimit dhe e rrethimit me tela me gjemba. “Alternativa e rrugës së vetme është rruga e së shkuarës, rruga e mohimit të arritjeve dhe e frymëzuar nga idetë e qeverive fashiste të honeve të historisë. Por çfarë është kjo alternativë në rrafshin ideologjik. Është rruga e së shkuarës sonë të zezë, kurse në rrafshin social dhe politik të sotëm, cila është kjo rrugë, të dashur miq në këtë takim? Është rruga e mohimit të arritjeve tuaja, rrugë, e cila do t’u mohojë të përçmojë, të poshtërojë, çdo arritje të madhe të jetës suaj. Sipas kësaj rruge Shqipëria nuk është një vend i lirë, një anëtare e NATO-s, por ka një qeveri fashiste dhe këto deklaratë nuk vijnë  më nga honet e historisë, nga Ramiz Alia apo bashkëpunëtorët e tij, por nga kryetari i Partisë Socialiste nga tribuna në tribunë. Jo zoti Rama, Shqipëria është anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe me kontribut të madh cilësor, jo vetëm në lirinë e vet, por edhe në lirinë e kombeve të tjera në mbarë botën. Sipas kësaj rruge, vizat nuk duhet të hiqeshin. Hap kutitë të lirosh vizat ishte kërcënimi makabër i rrugës së vetme. Vizat nuk u futën dot në kuti dhe ju sot jeni më të denjë së kurrë të lëvizni në Europë, sipas kësaj rrugë, rritja e rrogave dhe pensioneve është vepër kriminale, sepse ekonomia po falimenton. Jo ore zotëri vetmitar, apo udhëtar i rrugës së vetme. Ekonomia shqiptare është e faktuar sot nga Banka Botërore, Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, si ekonomia më dinamike, më entuziaste me vibrante në Europë. Dhe kjo rritja e rrogave, rritja e pensioneve, nuk i  është vepër kriminale përkundrazi është detyrë, është mision, është qëllim që do ti përmbahemi sa të jemi në pushtet sa herë të na votoni”- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë deklaroi duke iu drejtuar qytetarëve të Patosit, se fitorja e zgjedhjeve të 8 majit shënon për çdo kandidat një sukses të madh, por përmbushja e misionit, shndërrimi i këtij suksesi në një sukses për çdo qytetar, për komunitetin, qytetin, komunat në tërësi, është vendimtare për rezultatin për fatin e votës të secilit prej jush. “Jam këtu për t’u zotuar, se qeveria ime do të bëjë gjithçka për të shndërruar së bashku me zotin Dilaver suksesin e 8 majit në një sukses për secilin prej jush,  për çdo rrugë dhe rrugicë, për çdo familje, për çdo komunitet të këtij qyteti. Ne qëndrojmë, ne besojmë se me besimin e madhe tek ju, tek puna juaj, tek përkushtimi juaj, ne do të arrijmë së bashku  të shndërrojmë Patosin, të shndërrojmë Shqipërinë, në qytetin dhe vendin më të zhvilluar në vitin 2017 .“Ju garantoj ju se në 8 maj do të fitojmë me Dilaver Kamberajn, dhe të nisim një kapitull të ri në historinë e Patosit”- siguroi kryeministri Berisha në mitingun elektoral në Patos. Duke vlerësuar figurën e kandidaturës së Dilaver Kamberajt, Berisha tha se ai është një nga njerëzit më të suksesshëm të këtij qyteti, biznesmen dhe menaxher i shkëlqyer, i cili do të vihet në shërbim të qytetarëve. Ai i premtoi banorëve të qytetit se qeveria e tij në katër vitet e ardhshëm do ta shndërrojë Patosin në një qytet të zhvilluar. Berisha foli këtu për investimet që qeveria po bën në këtë qytet. Qeveria, tha kryeministri Berisha, do të bëjë gjithçka që me zotin Kamberi, në katër vitet që vijnë të shndërrojmë Patosin  në një qytet të zhvilluar, në një epiqendër  të fuqishme të  prodhimit të shërbimeve më të mira. 
“Zotimi ynë për ju, është Patozi 24 orë ujë në të gjithë territorin e tij, po ndërtojmë kolektorin e ujërave të zeza, si dhe të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit. Do të rindërtojmë stadiumin e qytetit në mënyrë që aktivitetet sportive të njohin nivele të reja zhvillimi. Në qytet do të krijojmë parkun industrial, në mënyrë që investimet e vendit dhe të huajat gjatë katër viteve që vijnë të shumëfishohen dhe të shndërrohet ky park në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve të Patosit”- u shpreh kryeministri Berisha. Duke vazhduar me tej fjalën e tij kryeministri theksoi se do të mbështesë fuqishëm të gjitha projektet që qytetin e Patozit, së bashku me kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Dilaver, për një jetë më të mirë, për punësim, për shërbime më të mira në qytetin e Patozit. “Këto katër vite në qytetin tuaj dhe rrethin e Fierit, ne kemi investuar rreth 400 milion euro dhe kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 200 kilometra rrugë, nga të cilët 180 kilometra janë rrugë rurale, 27 ujësjellës, 24 qendra shëndetësore, 38 shkolla.  Në energji  janë investuar rreth 250 milion euro, ju garantoj se katër  vitet  që vijnë  në qytetin tuaj, në komunat e Fierit  dhe qytetin e Fierit, qeveria do të investoje 6 herë më shumë, sesa katër vitet që shkuan” - theksoi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›