E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preciado, dje mori Villarrealin, sot vdiq

Trajneri spanjoll Manolo Preciado ka vdekur si pasojë e sulmit kardiak, një ditë pasi arriti marrëveshje për drejtimin e Villarrealit. Ish klubi i tij, Sporting Gijon njoftoi nëpërmjet uebfaqes zyrtare se trajneri ka vdekur në Valencia të enjten, në moshën 54 vjeç.

Preciado pranoi të marrë drejtimin e Villarrealit për sezonin e ardhshëm në ligën e dytë spanjolle kurse ishte caktuar të prezantohet në Madrigal të premten. Nëpërmjet një komunikate, Sporting Gijoni shprehu “pikëllimin për humbjen e njeriut i cili shkroi emrin në historinë tonë me shkronja të arta dhe i shprehim ngushëllime familjes së tij në këto momente të dhimbshme”.

Preciado udhëhoqi Sportingun nga 2006 deri në janar të këtij viti kur u shkarkua si rezultat i një serie negative. Kurse në të kaluarën ai drejtori skuadra si Racing Santander dhe Levante.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›