E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhson përgëzon Hart: Kemi gjetur sigurinë

ANGLI - Pasi është penalizuar për vite të tëra nga gafat e portierëve, Anglia shkon në kampionatin europian me një gardian të besueshëm.

Xho Hart nuk është një “katastrofë”, siç quhej paraardhësi i tij Xhejms. Siguria e tij mes shtyllave e ndihmoi Mançester Sitin të fitonte titullin kampion në Angli në sezonin që sapo u mbyll. “Hart do të jetë thelbësor për ne, - deklaroi trajneri Roi Hoxhson. – Sezoni i tij me Sitin ishte super, por edhe kur ka luajtur tek Anglia ka bërë shumë mirë”, shtoi ai.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›