E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana ose Moratinos në vend të Annan?

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Miguel Angel Moratinos, dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO’s, vendasi i tij, Havier Solana, janë dy kandidatët kryesorë për postin e zbrazët të të dërguarit special të OKB’së dhe Ligës Arabe për Sirinë, pas dorëheqjes së javës së kaluar të ish-shefit të OKB’së, Kofi Annan.

Përkundër spekulimeve mediale, duket se politikani finlandez, Martti Ahtisaari, nuk do të jetë kandidat për këtë post.

Ndryshe, i deleguari i posaçëm i OKB dhe i Ligës Arabe, Kofi Annan, më 2 gusht e bëri të ditur dorëheqjen nga ky post, me arsyetimin se ai nuk mund të bëjë asgjë më tepër për arritjen e paqes në Siri. Si rrjedhojë, mandati i tij nuk do t'i vazhdohet pas 31 gushtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›