Kaka nuk largohet gratis

Pasi i përcolli me pesë gola në fushë, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho i ka dhënë një tjetër goditje shpresave të Milanit për transferimin e mesfushorit Leite Kaka nga gjiganti madrilen.
“Do të jem i lumtur nëse Kaka mbetet por do të jem i lumtur edhe nëse ai dëshiron të largohet. Në futboll është me rëndësi që futbollistët të luajnë atje ku dëshirojnë. Ai është futbollist i shkëlqyeshëm, i gatshëm të luaj në nivelin më të lartë. Nëse dëshiron të mbetet, shumë mirë. Por, nëse dëshiron të largohet nuk do ta japim gratis. Kush e dëshiron duhet të paguajë për ta marrë”, deklaroi Mourinho pas fitores 5-1 në miqësoren ndaj Milanit në New York.