“Predikimi im në shkretëtirë”, Rama mban fjalimin në OKB, salla e madhe pothuajse bosh

Pas qëndrimit në një prej hoteleve të shtrenjta të Nju Jorkut, ku një natë qëndrimi raportohet të kushtojë rreth 7500 dollarë, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Por gjatë fjalimit të tij, salla e madhe e mbledhjeve të OKB-së është parë me shumë pak diplomatë të pranishëm.
Pamjet nga salla tregojnë numër të kufizuar pjesëmarrësish në momentin kur Rama mbajti fjalimin e tij, ku një pjesë e konsiderueshme e diskutimit iu kushtua Inteligjencës Artificiale.
Rama foli për zhvillimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke përcjellë mesazhet e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pamjet e sallës gjatë fjalimit kanë tërhequr vëmendje për numrin e ulët të diplomatëve të pranishëm.
“Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë dhe shpresa që kam është e vetmja ku mbështetem”, tha Rama në përfundim para sallës bosh veç delegacionit shqiptar dhe profilit të tij shimëzuar në 4 plazmat e sallës së OKB. a.b