E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti Mos nga prishni me greket

Boboshtica Andrea Mano denon djegien e kurorave. Ben te paditurin per dhunimin e varreve

Prefekti i Korces i cili qendroi gojembyllur kur banoret e Boboshtices denonconin dhunimin e varreve te te pareve ka reaguar fort dje kunder djegies se disa kurorave me lule ne memorialin e nje ushtari grek qe eshte ngritur mbi varre shqiptaresh.

Andrea Mano kerkoi dje nje takim me mediat per te denuar aktin e djegies se kurorave. Ai e konsideroi ngjarjen e dy diteve me pare si veprim te nxituar te nje grupi individesh te caktuar ndersa dhunimin e varrezave per ngritjen e memorialit grek e konsideroi nje produkt te medias.

Prefekti Mano tha se nuk kishte dijeni per daljen e eshtrave nga varret dhe per dhunimin e varrezes se Boboshtices duke u shprehur se nuk ka asnje konfirmim zyrtar per kete ceshtje. Mano tha se prefektura po ndjek nga afer kete situate por sipas tij nuk ka te dhena qe te ne pjesen e betonuar te kete eshtra te banoreve te zones.

Ai e cilesoi skandalin e tjetersimit te varrezave te fshatit shpikje te mediave edhe pse Komuna e Drenoves deklaroi zyrtarisht se dhjete varre te vjetra ishin betonuar. Te njejtin fakt e pranoi publikisht edhe prifti i Boboshtices Ate Jani Trebicka por as kjo nuk i ka mjaftuar prefektit.

Ceshtja e varrezave te Boboshtices eshte nje produkt i disa mediave per te ngritur ne menyre artificiale pretendime per dhunim. Ndertimi i atij objekti ka qene i vitit 1996 dhe nuk e kuptoj pse tani pas 14 vjetesh ne menyre artificiale hapet kjo ceshtje per te qene titull i disa gazetave. Ne jemi duke hulumtuar ceshtjen dhe nuk kemi asnje informacion qe te kete nje dhunim ne keto varreza por ne do te zbatojme ligjin. Kam qene ne kontakt me kryetarin e komunes dhe banore te cilet nuk me kane konfirmuar te jene dhunuar varret sic thuhet ne media por ne momentin perfundimtar kur te bejme te gjitha verifikimet tona do te mbajme nje qendrim tha prefekti.

Ai theksoi me pas se institucioni i prefektit denon veprimet e nxituara te disa perfaqesuesve te cilet jane anonime per djegien e disa kurorave qe jane vendosur ne kete monument veprime te cilat jane te nxituara spontane nga njerez qe une kam kerkuar te identifikohen nga policia se cfare perfaqesojne.

Keto jane veprime te vecuara nga individe te vecante dhe une garantoj se nuk mund te cenojne marredheniet shume te mira qe populli shqiptar ka me popullin grek dhe qe qeveria shqiptare ka me qeverine greke.

I pyetur nga gazetaret per deklaratat e zyrtareve te Komunes se Drenoves prefekti Mano tha se Nuk kemi dokumente qe te vertetojne se aty ka eshtra. Me te marre informacion do te mbajme nje qendrim. Ne keto moment qendrimi im ka te beje me djegien ne menyre te dhunshme te disa kurorave dhe kam kerkuar informacion dhe nga policia per kete ceshtje dhe jam ne pritje te perfundimit te hetimit per kete rast. Nuk kam informacion te kete eshtra ne vendin ku eshte hedhur betoni apo qe te kete varreza.

Prefekti i Korces doli ne mbrojtje edhe te deklaratave te bera nga ana e organizates se minoritetit grek Omonia dhe konsullates greke. Mano i konsideroi te drejta edhe deklaratat e konsullit grek te bera pak dite me pare per popullsine greke ne Korce gjate ceremonive te zhvilluar per festen e clirimit te Greqise. Sipas tij konsulli grek u eshte referuar grekeve qe jetojne dhe punojne ne kete qytet kur ka uruar popullsine greke te Korces. Nuk shoh asnje problem ne deklaratat e konsullit grek. Fakti qe ai i drejtohet popullsise greke nuk ka asgje te keqe pasi ketu jetojne dhe punojne mesues greke dhe ka dhe nje sere biznesmenesh greke qe kane aktivitete e tyre ketu tha Mano.

Sakaq ai nuk harroi te kritikoje mediat se interesohen me shume per kurorat dhe varrezat e Boboshtices sesa per rruget e qytetit dhe qendren e tij edhe pse ne deklaratat e veta eshte shprehur se eshte interesuar per informacion per djegien e kurorave por ska informacion per ekzistencen e varrezes dhe te punimeve qe jane bere rishtas mbi te.

Reagimi i prefektit ka ardhur pas tensionimit te situates se dy diteve ne pare ne fshatin Boboshtice. Ceremonia e organizuar per nder te ushtareve greke nga organizata Omonia dhe konsullata greke eshte shoqeruar me perplasje mes banoreve te fshatit qe ishin ndare ne dy grupe pro dhe kunder grekeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›